×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si të lani një maskë mbrojtëse kundër Covid-19? 6 këshilla nga ekspertët

    Insajderi
    25 April 2020 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tani që të gjithë përdorim maska ​​për fytyrën për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, njerëzit po pyesin për problemin tjetër: si ta lajmë një maskë.

    Këto janë këshillat e ekspertëve:

    1. Lajeni maskën çdo ditë.

    “Maska duhet të lahet pas çdo përdorimi,” thotë Purvi Parikh, M.D., një alergolog dhe imunolog dhe anëtar i Mjekëve për Mbrojtjen e Pacientëve. “Për shembull, nëse do të shkoni në një dyqan ushqimor, ajo duhet të lahet kur të ktheheni në shtëpi dhe para se të dilni herën tjetër”.

    Idealja është që ta fusni në lavatriçe maskën sa herë që e përdorni, thotë Deirdre Jones, stilisti prapa Rendall Co., i cili do të nxjerrë në treg një linjë maskash prej rrobash, më 13 prill.

    2. Përdorni ujë të ngrohtë.

    Kur lani një maskë për fytyrën, duhet të siguroheni se po vrisni çdo mikrob, kështu që temperatura ka rëndësi. “Përdorni një mjedis të ngrohtë për të hequr bakteret dhe viruset pa dobësuar pëlhurën,” thotë Jones. Pastruesi juaj i rregullt i rrobave është i mirë. “Përdorimi i këtyre praktikave do ta mbajë maskën tuaj të pastër dhe gjithashtu mjaft të butë duke siguruar që ajo do të qëndrojë në gjendje të shkëlqyeshme për më gjatë,” thotë Jones.

    3. Bëni kujdes me mënyrën se si e thani.

    “Nëse maska juaj ka sythë elastikë, duhet ta lini të thahet vetë që ato të mos dëmtohen. Nëse keni maska prej cope, mund ta thani në një cikël të rregullt në tharëse,”- thotë Parikh.

    4. Lajeni me dorë nëse ju duhet ta bëni kështu.

    Nëse nuk keni një lavatriçe, mund ta lajni në lavaman. “Mund të lani me dorë një maskë që është prej cope. Ju mund të përdorni edhe sapunët për këtë. Së pari lagni maskën dhe fërkojeni fuqimisht me sapun, në mënyrë që të keni një lëkure, thotë Jones.

    Parikh pastaj rekomandon njomjen e maskës në ujë të nxehtë dhe sapun për 30 minuta për t’u siguruar që keni  vrarë të gjitha mikrobet. Më pas shpëlajeni dhe thajeni në një sipërfaqe të dezinfektuar, thotë Jones.

    5. Merrni në konsideratë blerjen e një maske rezervë.

    Idealisht, duhet ta lani maskën sa herë që e vishni, thotë Jones. Kështu që mund të jetë e dobishme të keni një ose dy të tjera reserve, që mund t’i përdorni me rotacion.

    6. Si të lani një maskë letre

    Këto maska nuk kanë për qëlim të vishen disa herë. Ato janë shumë të vështira për t’u dezinfektuar.

    “Ne nuk ju rekomandojmë dezinfektimin e maskave të letrës,”- thotë Parikh. “Nëse keni një furnizim të kufizuar, ju rekomandojmë ta vendosni maskën në një vend të sigurt, të izoluar, siç është një qese letre, për tre deri në pesë ditë dhe pastaj ta ripërdorni.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    14 October 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark