×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si të merrni ngjyrë pa e dëmtuar lëkurën?

    Insajderi
    18 July 2021 - 08:53

    Le ta sqarojmë që në fillim: Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme, ose së paku jo aq e shëndetshme sa lëkura normale. Megjithatë, shumë njerëz e pëlqejnë pamjen e një lëkure më të errët, ndonëse ekspozimi i zgjatur në diell ka një larmi rreziqesh.

    Kini parasysh që qëndrimi për shumë kohë në diell mund të rrisë mundësitë për melanoma ose kancer të tjerë të lëkurës, dehidratim, djegie nga dielli, plakje të parakohshme të lëkurës, goditje nga dielli, dëmtim të syve etj.

    Nëse doni të merrni ngjyrë, të paktën sigurohuni që të zvogëloni sa më shumë rreziqet përmes këtyre hapave:

    Përdorni krem kundër diellit me SPF 30: Gjithmonë vendosni krem mbrotjës në të gjithë trupin me të paktën SPF 30. Mos përdorni vaj nxirës që nuk ofron mbrojtje nga dielli, shkruan Anabel. Sigurohuni që ta vendosni kremin të paktën 20 minuta para se të dilni jashtë. SPF 30 është mjaft i fortë sa për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit, por jo aq i fortë sa të mos nxiheni.

    Ndërroni shpesh pozicionet kur qëndroni në diell. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni djegien e një pjese të trupit.

    Hani ushqime që përmbajnë beta karoten. Ushqimet si karotat, patatet e ëmbla dhe lakra jeshile mund t’ju ndihmojnë të nxiheni pa u djegur. Nevojiten më shumë studime për këtë efekt.

    Mos qëndroni jashtë më gjatë sesa lëkura mund të krijojë melaninë. Melanina është pigmenti përgjegjës për nxirjen. Të gjithë trupat kanë një kufi ku prodhimi i melaninës ndërpritet, zakonisht 2-3 orë. Pas kësaj periudhe, lëkura nuk do të errësohet më brenda ditës, thjesht do të dëmtohet.

    Hani ushqime të pasura me likopen. Likopeni ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme. Ushqime të pasura me likopen përmendim domatet dhe shalqirin.

    Nxihuni me zgjuarsi: Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve kur dielli është shumë i fortë (midis mesditës deri në orën 3 pasdite). Këshillohen oraret e mëngjesit ose pas orës 3.

    Qëndroni në hije. Kjo do të shmangë djegien e lëkurës dhe do t’i japë lëkurës mundësi për pushim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark