Stresi, plakja dhe shtatzënia janë disa nga faktorët që mund të shkaktojnë hollim të flokut.
Kjo gjë ndikon shumë në vetëbesimin e femrave, por ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëni çdo ditë për t’i mbajtur në formë flokët tuaj. Lexoni me vëmendje:
Harrojini flokët bisht
Tërheqja e vazhdueshme e flokëve tuaj në një bisht të lartë, bën që flokët të lodhen dhe të shkaktohen probleme me rënien e tyre. Lërini të lirë flokët nëse doni që të mos dobësohen.
Hani më shumë proteina
Të rrisni sasinë e proteinave në dietën tuaj mund të ndihmojë nëse keni probleme me flokët. Pak mish ose peshk çdo ditë është mjaftueshëm për të mos pasur asnjë problem me flokët.
Kontrolloni tiroiden
Tiroidet mund të shkaktojnë hollim të flokut dhe kjo gjë është e zakonshme te femrat pas menopauzës. Tiroidja i bën flokët të hollë e të thatë, gjithashtu dobëson edhe thonjtë. Probleme të tjera që sjell janë edhe shtimi në peshë dhe lodhja e shpejtë.
Rrisni hekurin
Periodat, dieta e rreptë dhe ushtrimet e shumta bëjnë që të keni mungesë hekuri në organizëm dhe kjo mungesë hekuri është një nga shkaqet më të zakonshme të hollimit të flokut te vajzat e reja.
Ndiqni një stil jete të shëndetshëm
Flokët janë një tregues i mirë i shëndetit tuaj, dietës që ndiqni dhe mirëqenies. Njerëzit që ushqehen në “fast food”, nuk bëjnë ushtrime, pinë alkool dhe tymosin duhan, nuk kanë flokë të mirë në përgjithësi.