Futni në mikrovalë një tas me çerek litri ujë dhe karota të prera me hudhër të grirë hollë. Prisni derisa të jenë zbutur paksa. Kulloni ujin, hidhini sipër lëng limoni, vaj ulliri, kripë, spec të kuq të tharë dhe majdanoz.
Përzini uthull orizi me limon jeshil, si dhe shtoni kripë, sheqer dhe salcë peshku. Pas kësaj shtoni edhe mollë të prera xhulien, qepë të njoma dhe nenexhik.
Prisni në copa domate dhe nektarina. Po ashtu prisni imtë një qepë të kuqe. Spërkateni me uthull molle dhe vaj ulliri. Shtoni sheqer, kripë dhe piper.
Kombinoni bishtajat me qepë të kuqe të grira. Hidhini sipër mustardë me erëza, uthull vere të kuqe, vaj ulliri, kripë dhe piper.
Përzieni një pjesë lëngu limoni me tre pjesë vaj ulliri. Shtoni kripë dhe piper. Trazojini me kopër, borzilok, erëza të ndryshme dhe lakër.
Skuqni me pak vaj ulliri kunguj jeshilë dhe të verdhë, si dhe qepë të njoma. Lërini në zjarr derisa të zbuten. Miksojini me makarona shumë të vogla, majdanoz, djathë dhie, kripë dhe piper.
Përzieni së bashku një tretësirë uthulle shampanje me tri pjesë të vajit të ullirit. Shtoni të zakonshmet kripë dhe piper. Trazojini mirë me lakrat e Bostonit.
Miksoni thela pjeshke me kubikë shalqiri, si dhe lakërishte. Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe lëng limoni, shtoni dhe kripë e piper.
Bëni pure me hudhrat e grira, sardelet, lëngun e limonit, salcën Ustër, kripë, piper dhe një të kuqe veze. Ndërsa makineria i trazon së bashku shtoni ngadalë çerek filxhani vaj ulliri. Mos harroni të futni në pjatë sallatën fletëgjatë (Romaine), si dhe djathë parmixhan. Në fund hidhini bukë të thekura të prera në kubikë.
Përzieni fasule, kaperi, kërpudha turshi, selino dhe ullinj. Trazojini me mustardë, lëng limoni, kripë dhe piper. Sipër shtojini domate të vogla dhe ton peshku me vaj.
Disa domate, të cilat i keni prerë në përmasa as të vogla as të mëdha, spërkatini me kripë, piper dhe shtojini qepë të kuqe të prera. Lërini mënjanë për 5 minuta. Hidhini sipër nenexhik, vaj ulliri dhe uthull vere të kuqe.
Trazoni një lugë gjelle lëng limoni me mjaltë, shtojini xhenxhefil të grirë dhe çerek filxhani vaj ulliri. Pastaj shtoni pulë të pjekur, miks jeshillëqesh dhe mango të grirë.
Jo të gjitha sallatat janë të shëndetshme, sepse varet se çfarë kemi hedhur brenda tyre. Nëse shtoni përbërësit e gabuar, do të konsumoni një racion të mbushur me kalori dhe yndyra. Ja se çfarë duhet të kini kujdes kur i përdorni sallatat për të ngrënë shëndetshëm dhe për të mos marrë shumë kalori.
Së pari, filloni duke zgjedhur për bazë të sallatës një përbërës kyç që ofron acid folik dhe luteinë. Hiqni dorë nga ajsbergu për sallatën me spinaq, miksin e sallatës franceze ose një grupi jeshillëqesh pranverore. Për më pak se 20 kalori mund të keni një bazë jo të ngarkuar.
Përfitoni nga perimet e freskëta dhe hidhini mbi sallatën tuaj. Me 25 kalori ose më pak, nuk do t’ju ndikojnë për keq. Zgjidhni një shumëllojshmëri ngjyrash që të përfitoni sa më shumë vlera ushqyese, si për shembull përzgjidhni specat e kuq, brokolin, karotat, kastravecët, bizelet dhe qepët e kuqe. Sigurohuni që të jenë të pagatuara ose shumë pak.
Në çdo sallatë mos harroni proteinat. Mund t’i shtoni sallatës të bardha veze, gjoks pule ose gjeli, ton peshku, salmon ose biftek. Qëndroni larg mishit të procesuar si proshuta e derrit apo sallami. Shmangni të skuqurat dhe salcën e rëndë.
Zgjidhni një produkt ekstra. Për të shtuar edhe më tepër shijen e sallatës suaj kombinoni sallatën, perimet dhe proteinat e shëndetshme. Duke iu ruajtur kalorive të tepërta mund të përdorni sasi të vogla të djathit parmixhan, djathit të dhisë apo atij zviceran. Shtoni fruta të thata, avokado dhe ullinj.
Disa njerëz hanë sallatë vetëm nëse ka një veshje të rëndë. Në fakt, salca që i hidhet sallatës e bën atë nga të freskët dhe të ushqyeshme në të pashëndetshme. Porositeni salcën e sallatës veçmas dhe hidhini shumë pak. Nëse jeni në shtëpi, përgatitni salcën tuaj me vaj ulliri, uthull, mustardë, limon, lëng frutash dhe erëza pikante.