×
Make Up

Si të zhdukni qimet e sqetullave me një metodë natyrale

Insajderi
18 September 2019 - 14:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Të gjitha e dimë dhimbjen dhe bezdinë që shkakton depilimi, sidomos në një pjesë aq delikate sa janë sqetullat. Shumica e grave dhe vajzave preferojnë ta depilojnë këtë pjesë të trupit dhe metodat që zgjedhin janë nga më të ndryshmet. Disa zgjedhin briskun, disa lazerin apo metoda të tjera, por ku ka më mirë se metodat natyrale që mund t’i bëni fare thjeshtë në shtëpi dhe pa shpenzime?

Gjithçka që ju duhet janë:

-gjysmë filxhani turmenik

-100 ml qumësht

-ujë i ngrohtë

-1 peshqir

Hidhni turmenikun dhe qumështin në një tas të vogël dhe përziejini derisa të krijohet një pastë e trashë (nëse është shumë e trashë shtoni edhe pak qumësht). Aplikojeni pastën në sqetulla dhe lëreni për gjysmë ore. Pasi të kenë kaluar 30 minuta hiqeni pastën me ujë të ngrohtë duke përdorur një peshqir. Duke e përsëritur këtë proces shpesh, folikulat e qimeve do të zgjerohen duke bërë që qimet të bienë dhe në një pikë nuk do të dalin më. Si thoni ta provoni që sot?

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark