×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Si thikë në zemër ky mesazh”, personazhet shqiptare reagojnë për rastin e Meritës që shteti austriak ia ndaloi bashkimin me vajzën e sëmurë

    Insajderi
    26 October 2021 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarja Merita Hoxha-Maksuti ditën e djeshme ka bërë një rrëfim personal në rrjete sociale, i cili tashmë është shpërndarë gjithandej.

    Ajo është nënë e një vajze të vogël dhe nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook tregoi për maltretimin që shteti austriak ia ka bërë me dokumente për vizë deri te mohimi i bashkimit familjar.

    E njëjta më tej shtoi se Ambasada e Austrisë në Shkup përfundimisht ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj Majën, për të cilën shprehet se është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës, pasi ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Lidhur me këtë reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale përfshirë këtu edhe disa nga fytyrat publike.

    Vesa Luma, Eliza Hoxha, Diellza Kolgeci, Edona Reshitaj – janë vetëm disa prej personazheve që kanë shprehur mllefin përmes postimeve në rrjete sociale.

    Më poshtë ua sjellim reagimet e tyre të plota (pa ndërhyrje):

    Vesa Luma

    “Si thikë në zemër ky mesazh. Kjo përballje me realitetin e hidhur. Shumë të fortë jemi nëpër çka duhet të kalojmë për të ‘mbijetuar’ e jo të jetojmë. Me mendje te mami i vajzës, e uroj që të bashkohet sa më shpejt me vajzën e cila e vetme po përballet me sëmundjen”.

    Eliza Hoxha

    Diellza Kolgeci

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark