×
  • Sport
  • Sport

    Si u bind sulmuesi brazilian të luajë për Llapin, e zbulon Arbenit Sinani

    Insajderi
    04 May 2021 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, KF Llapi ka prezantuar sulmuesin brazilian, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos, raporton Insporti.com.

    Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues.

    Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani, i cili për Insportin ka treguar detaje rreth këtij transferimi.

    “Para se me arrit të Alef Firmino kam ra në kontakt me babain e Alef, Kestelot Ndijongang Pogne, në Zvicër krejt rastësisht. Ai është trajneri i licencuar dhe në takimin e parë më ka folë për projektin që e ka në mendje dhe klubin e vet në Kamerun.

    “Babai i Firmino më ka dhënë lejen me u kujdes për menaxhimin e Firmino dhe krejt lojtarëve të tjerë që i kem në Cameroun dhe në Brazil”, tha Sinani për Insportin.

    Sinani ka zbuluar se sa ka qenë i lehtë adaptimi në Kosovë për sulmuesin brazilianin, Firmino.

    “Para se me ardhë i kam tregu pak a shumë për Kosovën, luftën, Infrastrukturat dhe e ka prit  mirë. Më ka ra rasti me shku ne Brazil, ne Cameroun dhe me vizitu vendlindjen e lojtarit qe u lind me një lagje qe janë ma të varfërit që jetojnë në Brazil, për këtë arsye ka qenë shumë e lehte për lojtarin me u adaptu me ambientin në Kosovë”

    Numri i futbollistëve të huaj të cilët kanë dhënë kontribut në Superligën e Kosovës dhe po vazhdojnë të japin është i madh, dhe se ky numër do të vazhdojë të rritet ‘premton’ edhe Sinani, i cili mendon të sjellë edhe të tjerë futbollistë në Kosovë.

    “Po absolut, mendoj me sjellë futbollistë të huaj ne Kosovë sa të kam mundësi” – përfundoi Arbenit Sinani.  

    Vlenë të theksohet, se Firmino së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrën e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20.

    Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark