×
  • Lajme
  • Lajme

    Si u krijua alarmi për sulm brenda një nate

    Insajderi
    14 April 2017 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    17:00

    Gjithçka nisi me një kundërpërgjigje të Policisë së Kosovës ndaj konferencës për shtyp të sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetvendosje, Dardan Molliqaj i cili e akuzoi Policinë se kontrollohet nga Kadri Veseli.

    Por kur policia mohoi krejt akuzat e Molliqajt e akuzoi edhe atë. Tha se, sa herë që Molliqaj del në konferenca për media, për ta njollosur Policinë, Kosova është disi e rrezikuar në nivel vendi.

    në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar 100% në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë (Dardan Molliqaj v.j)  shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik…”, tha Policia e Kosovës, në fund të komuniaktës së saj.

    18:30

    Afërsisht dy orë më vonë, në zyrat e ekzekutivit, u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

    Mbledhja e fundit ishte mbajtur me 13 janar të këtij viti dhe sipas ligjit ky Këshill duhet të “mbajë jo më pak se një takim çdo tre muaj”, arsye e mjaftueshme që ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, të mos jap informacione të detajizuara nga kjo mbledhje por të mjaftohet me sqarimin se “ka qenë mbledhje e rregullt, që mbahet çdo tre muaj”.

    19:30

    Teksa mbledhja e Këshillit të Sigurisë tashmë ishte harruar filluan të dalin lajmet fillimisht me burime se Policia e Kosovës e më pas edhe me konfirmime nga vet polica se të gjithë policët “që nga sot janë detyruar ta ndërprenë pushimin dhe të dalin në punë”.

    Përveç kësaj, derisa ata punonin nga tetë orë, nga sot do të punojnë nga 12 orë”, thuhej në deklarimin e policisë e cila këtë mobilizim e konsideronte si të zakontë.
    21:00

    Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e saj për festa dhe ngjarje sikur protestat por kësaj herë përmendi edhe fjalinë “në rast të sulmeve terroriste” gjë që ia ndryshoj edhe rëndësinë e këtij lajmërimi për 16 dhe 17  prill (e diele, e hënë) kur festohen Pashkët Katolike dhe Ortodokse.

    22:30

    Pasi lajmet për Policinë e Kosovës që ishte mobilizuar edhe 24 orë objektet kishtare, edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës tha se “nuk ka diçka të pazakontë pos që kemi kërkuar që Shërbimet e kujdestarive të mbulohen sa më mirë”  dhe kanë  ushtruar mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve në mënyrë që shërbimi shëndetësor dhe trajtimet e pacientëve të shtruar të jenë “sa më ë mira për qytetarë  dhe sidomos në ditët e vikendit dhe ato festive”.

    00:30

    Por ky arsyetim tashmë ishte i vonë bashkë me atë të Policisë së Kosovës e cila në një emisionin të mesnatës e cilësoi gjendjen në vend si stabile dhe ktheu vëmendjen tek paralajmërimi i Ambasadës Amerikane duke thënë se “gjithmonë në prag të festave, secila ambasadë bën paralajmërime të tilla”.

    Por në fakt përpos Ambasadës Amerikane asnjë ambasadë tjetër nuk ka bërë paraljmërime të tilla./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark