×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si u ndanë shpirtrat binjakë, Hungaria dhe Polonia pas luftës në Ukrainë?

    Insajderi
    15 November 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm pak muaj pas samitit të Varshavës, qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë, të cilat kanë qenë “shpirtra binjakë” ideologjikë në BE për vite me radhë, ranë në kundërshtim sa i përket pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Poloni ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Kievit, duke kërkuar sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa udhëheqësi i Hungarisë, Orban, e ka përshkruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, si “kundërshtarin” e tij dhe fajësoi politikën e BE-së për Rusinë, inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë. Kështu, marrëdhëniet polako-hungareze mbeten të tensionuara.

    Përçarja u bë më e dukshme në prill kur Jaroslaë Kaczynski, politikani më i fuqishëm i Polonisë dhe kryetar i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS), e përshkroi qëndrimin e Orbanit ndaj Ukrainës si “shumë trishtues” dhe “zhgënjyes”.

    Në mënyrë private, diplomatët polakë kanë shprehur shqetësimin e tyre.

    “Për mua, ky është vendi i viteve 1848-1849, vendi i masakruar nga Rusia,” tha një diplomat i lartë polak.

    “Të them të drejtën, nuk mund ta kuptoj logjikën [e pozicionit të Hungarisë]”, vazhdoi ai.

    Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i tha një reviste javore pro-qeveritare muajin e kaluar se Polonia do të donte të rikthehej në bashkëpunim me Grupin e Vishegradit (V4, ky hyjnë Republika Çeke, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria), duke rihapur në fakt derën për lidhje më të mira me Hungarinë.

    Një sondazh i fundit i YouGov ekspozoi hendekun në perceptimet e publikut për luftën midis dy fqinjëve. Ndërsa 65% e polakëve mbështesin sanksionet kundër Rusisë, vetëm 32% e hungarezëve e mbështesin këtë politikë të BE-së. Në mënyrë të ngjashme, tre të katërtat e qytetarëve polakë fajësojnë Rusinë për luftën, krahasuar me vetëm 35% të hungarezëve.

    Lufta ruse është një çështje sigurie dhe një çështje e vetëidentifikimit për Poloninë, gjë që nuk është në të vërtetë rasti për qeverinë hungareze,” tha Zsuzsanna Végh, një bashkëpunëtore në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

    “Qeveria hungareze ende nuk e konsideron realisht Rusinë një kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë. Dhe për këtë, nuk ka sy për sy mes dy qeverive” – vazhdoi tutje ajo.

    Përçarja polako-hungareze është vetëm shenja e fundit e divergjencës midis katërshes së Evropës Qendrore, politikanët e së cilës janë më pak homogjenë politikisht sesa në vitet 2015-16, kur ata u bashkuan kryesisht kundër kuotave të refugjatëve gjatë krizës së migracionit.

    Por, pavarësisht dallimeve të tyre për luftën në Ukrainë, Polonia dhe Hungaria ndajnë një pikëpamje të përbashkët për sundimin e ligjit dhe rolin e institucioneve të BE-së. Muajin e kaluar, eurodeputetët e PiS iu bashkuan partive të tjera nacionaliste në votimin kundër një rezolute të parlamentit evropian që etiketonte Hungarinë një “autokraci zgjedhore”.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark