17:00 - 05 Gusht 2022

Azet, Zuna dhe Dhurata Dora kanë publikuar në mesnatë projektin e tyre të përbashkët me titull “Oeo”.

Klipi sjell shumë energji meqenëse është realizuar në turma dhe me makina të shtrenjta.

Shumëkujt mund t’i kenë rënë në sy pamjet e dhjetëra, në mos qindra, makinave luksoze të grumbulluara në një vend të vetëm.

Organizimi është bërë nga “Marakli të kerreve”, grupi i njohur e i madh i shqiptarëve në Facebook.

Të gjitha makinat janë në pronësi të shqiptarëve, brenda ose jashtë kufirit që janë bërë bashkë në këtë ide fantastike të videoklipit i cili është përkitazi me konceptin për të mbledhur të gjithë shqiptarët bashkë!