×
  • Showbiz
  • Show

    Si Vivien u eliminua nga “Love Story” pasi puthi Saimirin në takimin e parë: Më puthe e para pa dëshirën time

    Insajderi
    18 December 2022 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano, dikur ishte protagoniste në emisionin e dashurisë “Love Story”. Por për dallim nga BBVK që po del të jetë vajza me fat në dashuri, që përkrah ka reperin Getinjo, Thano nuk pati fat me Saimirin, “Princin” e Love Story.

    Me profesion menaxhere e marketingut, Vivien u bë pjesë e “Love Story” në vitin 2020, atëherë kur që në takimin e parë puthi Saimirin.

    Ky i fundit pas një debati që patën në studio i tha se e kishte puthur pa dëshirën e tij.

    “Vivien më puthi pa dashur unë fare. Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë” – kishte thënë Saimiri.

    Vivien tha se “kam ardhur për ta gjetur njeriun me të cilin do ta kalojë jetën”.

    “Për mua puthja nuk është faza embrionale e një lidhje” – vazhdoi tutje Vivien.

    Një javë pas diskutimit, “Më puthe e para pa dëshirën time”, në ceremoninë e trëndafilave, Vivien mbeti pa një të tillë dhe për të përfundoi aventurën në spektaklin televiziv “Love Story”.

    Megjithatë, Vivien dy vite më pas po vazhdon aventurën në BBVK, atje ku po shijon romancën me Getinjon.

    Së fundi, Getinjo dhe Vivien e kanë shijuar  surprizën e “Vëllait të Madh”.

    Ata janë parë në momente shumë intime njëri me tjetrin.

    Derisa, mbrëmë Getinjo tha se i pëlqen Vivien dhe nuk është duke bërë lojëra me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark