×
  • Showbiz
  • Show

    Sia zbulon se pse donte t’i jepte fund jetës

    Insajderi
    22 January 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sia ka zbuluar se donte t’i jepte fund jetës së saj kur e gjeti veten të përfshirë nga kritikat e shumta për filmin e saj Music.

    Ajo u kritikua pasi zgjodhi Maddie Ziegler për të portretizuar një personazh me autizëm, ndërkohë që nuk është autike në jetën reale.

    Filmi mori një sërë nominimesh për Golden Globe në shkurt 2021, por edhe kritika të ashpra.

    Këngëtarja ka folur për këtë në një intervistë për New York Times, ku është shprehur se kishte menduar vetëvrasjen dhe më pas kishte përfunduar në rehabilitim. Ajo tha se personi që i shpëtoi jetën kishte qenë Kathy Griffin. “Isha vetëvrasëse, u rishfaqa dhe shkova në rehabilitim. Ajo më shpëtoi jetën”, tha këngëtarja

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark