Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka vizituar Qendrën e Shëndetit Mendor.
Ajo tha se kjo qendër po përballet me probleme të shumta.
“Me ekipin tim vizitova Qendrën e Shëndetit Mendor. Aty u njoftova për problemet që i kanë stafi i qendrës. Puna kryhet me staf tejet të vogël e me mungesë të mjeteve të nevojshme. Në këtë qendër nuk është investuar që nga viti 2007”, tha Halimi.
Halimi tha se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, prandaj duhet të jetë prioritet.
“Shëndeti mendor është ndër prioritetet më të rëndësishme të programit tone.Pandemia na ka goditur në dimensione të ndryshme, mirëpo ndër më të rëndat është ajo e shëndetit mendor”, ka shkruar në facebook Sibel Halimi.
Ajo tha se do të angazhojn psikolog në secilin institucion arsimor.
“Psikolog në secilin institucion arsimor dhe strategji e veçant që secili nxënës ta ketë mundësinë e seancave”, tha kandidatja për kryetare të Ferizaj.