Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka vazhduar takimet me qytetarët për të shpalosur programin e saj.
Halimi në kuadër të fushatës zgjedhore bashkë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku ka takuar banorët e fshatrave Greme, Gaçkë, Doganja dhe Zaskokut.
Ajo ka premtuar se në fshatin Greme do të ndërtohen çerdhe moderne dhe do të subvencionohen bizneset.
“Gremja nuk do të lejojë që për teket e partive politike të mbesin fëmijët pa çerdhe. Gremja si fshat i bizneseve nuk e meriton ta ketë këtë neglizhencë nga institucionet lokale. Gremja meriton çerdhe moderne, subvencionim të bizneseve dhe qeverisje të mirë”, shkroi ajo.
Ajo ka thënë se Gremja është fshat i bizneseve dhe nuk meriton të neglizhohet dhe se tani ky fshat është i vendosur kënd ta votojë.