×
Zgjedhjet 2021

Sibel Halimi ka prezantuar planet për urbanizmin dhe infrastrukturën në Ferizaj

Insajderi
12 October 2021 - 17:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi ka prezantuar disa nga planet për urbanizmin dhe infrastrukturën të cilat synon t’i realizojë në mandatin e ardhshëm.

Halimi ka thënë se Ferizaji ndodhet në një kaos urban dhe vendimi i parë që do të marrë në qeverisjën e saj është miratimi i hartave zonale.

Ajo ka rënditur edhe një varg zotimesh për zhvillimin e qytetit dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Qyteti i Ferizajt ndodhet në një kaos urban. Mungesa e vullnetit të pushtetit për miratimin e hartave zonale ka shkaktuar katrahurë urbanistike.

Vendimi i parë që do të merret në qeverisjen time sa i përket urbanizmit do të jetë miratimi i hartave zonale ✅

Furnizim me ujë të pijshëm për të gjithë Ferizajn 🚰

Mirëmbajtja e hapësirave publike dhe zonave të gjelbra 🌳

Tregu multifunksional me dy etazhitete nën tokësore. Tregtarët produktet e tyre do ti shesin nën strehë moderne ✅

Fusha sportive e qytetit me objekte përcjellëse sportive dhe rekreative 🏟

Projekti rekreativ në Nerodime me të gjithë infrastrukturën përcjellëse 🏞

Ndërtimi i tre parkingjeve nëntokësore 🅿️

Ndërtimi i rrugës Ferizaj – Jezerc dhe Jecerc Burrnik me shtigje për këmbësorë, shtigje për biçikleta dhe hapësira rekreative 🚴♀️

Mirëmbajtja dhe rregullimi i të gjitha rrugëve me probleme infrastrukturore ✅

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark