×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sibel Halimi kritikon Kurtin: Kosovës çdo ditë po i mbyllet një derë

    Insajderi
    02 July 2023 - 14:11

    Zëdhënësja politike e LDK’së, Sibel Halimi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

    Halimi tha se Kosovës “çdo ditë po i mbyllet një derë”.

    Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit”,ka shkruar ajo në Facebook.

    Tutje, Halimi tha se nga moskoordinimi me aleatët do të shkojmë drejtë izolimit.

    Postimi i saj i plotë:

    Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.

    Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?

    Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit.

    Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.

    Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!

    Krejt dhe drejt …autoritarizmit!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark