Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka premtuar se do t’i mbështesë vajzat në ditën ndërkombtare të tyre.
Halimi ka thënë se për shkak të pargjykimeve shpesh ndodh që vajzat të mos e punojnë atë punë që ato duan. Ajo deklaroi se është kundër diskriminimit e stereotipeve gjinore.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, së bashku me ju, kundër diskriminimit e stereotipeve gjinore. Dëshirat e vajzave për profesionet e tyre shpesh herë mbesin vetëm ëndrra për shkak të mungesës së përkrahjes nga familja dhe paragjykimeve nga shoqëria. Doruntina si mekanike dhe ekipi i vajzave në futboll janë shembull se si përkundër paragjykimeve kanë vendosur t’i ndjekin ëndrrat e tyre”, ka shkruar Halimi.