×
  • Lajme
  • Lajme

    Sibel Halimi po mirëpritet e përkrahet fuqishëm në Ferizaj

    Insajderi
    08 October 2021 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, e shoqëruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka vijuar me takime elektorale. 

    “Çfarë pritje në Greme! Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku na nderojë me vizitën e tij.

    Ndalesa e parë me kryetarin Abdixhiku ishte mobileria “Labi” në Greme për të vazhduar te “Profil Star”.

    Së bashku me kryetarin Abdixhiku shpalosëm programin tonë qeverisës për zhvillimin e Gremës, Gaçkës, Doganjave dhe Zaskokut.

    Gremja tashmë është përcaktuar për qeverisje të mirë, menaxhim dhe ekspertizë adekuate. Gremja nuk do të lejojë që për teket e partive politike të mbesin fëmijët pa çerdhe.

    Gremja si fshat i bizneseve nuk e meriton ta ketë këtë neglizhencë nga institucionet lokale. Gremja meriton çerdhe moderne, subvencionim të bizneseve dhe qeverisje të mirë. Gremja e meriton.

    Ndalesa e fundit por jo për nga rëndësia ishte tek të rinjtë.

    Të rinjtë janë e sotmja. Ata meritojnë trajtim meritorë. Të rinjtë do të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrës. Nuk do të lejojmë më që rinia të shfrytëzohet vetëm për qëllime elektorale.

    Objekti i shkollës “Ismail Qemali” e qendra e kulturës do t’i rikthehet rinisë, si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore”, ka shkruar Halimi në rrjetin social facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark