Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga LDK, Sibel Halimi, ka premtuar se në qeverisjen e saj rinia do të jetë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrëse.
Ajo ka thënë se të rinjët nuk do të shfrytëzohet vetëm për qëllime elektorale. Të rinjët ferizajas mund ta përdorin qendrën e kulturës për zhvillim e aktiviteteve të ndryshme.
“Të rinjtë do të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrës. Nuk do të lejojmë më që rinia të shfrytëzohet vetëm për qëllime elektorale. Objekti i shkollës “Ismail Qemali” e qendra e kulturës do t’i rikthehet rinisë, si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore”, ka shkruar Halimi.