×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina fiton titullin e kampionit

    Insajderi
    21 May 2016 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sigal Prishtina është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për sezonin 2015/2016, pas fitores ndaj Pejës (65-70) në sfidën e fundit finale të ‘play-offit’.

    Të dyja skuadrat luftuan shumë edhe në këtë takim, sikundër bënë edhe gjatë ndeshjeve të tjera të fazës finale të ligës.

    Prishtina edhe njëherë dëshmoi se ka skuadër të fuqishme dhe me përvojë në basketbollin kosovar, duke arritur të fitojë edhe përkundër presionit nga publiku vendas.

    Më të mirët edhe njëherë tjetër tek Prishtina ishin Abukar dhe Berisha, ndërsa ndeshje të mirë zhvilloi edhe qendra Ëashburn.

    Theksojmë se kampioni i ri do të jetë pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve të Evropës, format ky që pritet të startojë në edicionin 2016/2017.

    Theksojmë se ky ishte titulli i tretë radhazi i Prishtinës dhe i 12-ti në tërësi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark