×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Siguria në hotel: Kjo është gjëja e parë që duhet ta kontrolloni posa të futeni në dhomë

    Insajderi
    02 August 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre

    Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta, pavarësisht zbulimeve të reja të cilat tregojnë se sa lehtë mund të thyhen ato.

    Por, ekziston një pjesë e dhomës e cila gjithmonë duhet të kontrollohet kur futeni në hotel, transmeton Telegrafi.

    Spiuni i derës shpeshherë shfrytëzohet nga mysafirët për të parë kush është jashtë dhome. Por, spiuni i derës mund të përdoret edhe nga ata jashtë për të parë dhe incizuar se kush është brenda.

    Nëse e vëreni se në dhomën tuaj spiuni i derës është i dëmtuar apo është “i çuditshëm”, menjëherë kërkoni t’jua ndryshojnë dhomën.

    Kjo për shkak se spiuni i derës mund të ketë ndonjë kamerë të fshehur brenda e cila e incizon pjesën e brendshme të dhomës.

    Vlen të ceket se ka shumë raste të ngjashme, ku keqdashësit i incizojnë njerëzit brenda dhomave të tyre të hotelit dhe pastaj publikojnë video të tyre në internet të zhveshur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark