Thigo Silva ka vendosur të vazhdojë me PSG. Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij edicioni, por ai do të vazhdojë të mbetet në Paris.
L’Equipe shkruan se Silva ka vendosur që të vazhdojë edhe pse ende nuk ka ndonjë komunikim zyrtar nga klubi.
Silva do të nënshkruajë kontratë edhe për një edicion tjetër, duke refuzuar kështu mundësinë që të kthehet në Milan ose të transferohet në Barcelona./Express/