×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Simptomat e hershme të leukemisë te të rriturit që nuk janë të vështira për t’u dalluar

    Insajderi
    25 May 2023 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leukemia është një nga kanceret që diagnostikohet më shpesh te fëmijët, ndërsa te të rriturit më së shpeshti diagnostikohet mes moshës 65 dhe 74 vjeçare.

    Ekzistojnë dy ndarje themelore, në leukeminë akute dhe kronike. Format më të shpeshta të leukemisë te njerëzit janë: akute limfocitare, akute mielogjene, kronike limfocitare dhe kronike mielogjene.

    Jamie Koprivnikar, një mjek në Qendrën Mjekësore të Universitetit Hackensack në New Jersey të SHBA-ve, thotë se njerëzit zakonisht zbulojnë se kanë leukemi pas një analize të gjakut. Megjithatë, do të ishte më mirë t’u kushtoni vëmendje disa simptomave që tregojnë këtë gjendje.

    Simptomat e hershme të leukemisë janë mjaft të dallueshme, përkatësisht: frymëzënie, lodhje, temperaturë, djersitje gjatë natës, humbje e papritur e peshës dhe oreksit, dhimbje kockash, mavijosje dhe gjakderdhje, por është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e veçantë dhimbjes së kokës, dhimbjeve të pazakonta të barkut dhe njollave të vogla të kuqe në lëkurë.

    Edhe pse shfaqja e tyre shpesh shoqërohet me rrezatim radioaktiv, substanca të ndryshme kimike, viruse dhe sëmundje gjenetike, ende nuk dihet saktësisht se cilët faktorë ndikojnë në probabilitetin që një person të sëmuret nga leukemia.

    Megjithatë, është më e zakonshme te njerëzit që tashmë iu janë nënshtruar disa llojeve të kimioterapisë ose rrezatimit në trajtimin e sëmundjeve të tjera malinje. 

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark