×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sinboy habit me postimin e fundit pasi u tha se ka vdekur

    Insajderi
    17 April 2023 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shkurt, Sinboy u “shpall” i vdekur për herë të dytë.

    Një video që qarkulloi në rrjet u “konfirmua” në profilin e tij në Instagram.

    “Fatkeqësisht thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.”, thuhej në postimin e ndarë në faqen e tij.

    Pak kush e besoi sepse ishte “deja vu” e para rreth tre viteve.

    Ai është gjallë e shëndosh!

    Madje, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai është rikthyer me një projekt të ri, në një kanal të ri në Youtube.

    Projekti “France” është xhiruar në Prishtinë në ish-qendrën e paraburgimit ku gjatë regjimit serb, mijëra shqiptarë kanë përjetuar tortura çnjerëzore.

    Nga viti i kaluar, hapësira në qendër të Prishtinës shërben si muze dhe quhet “Burgu i idealit”.

    Pak orë më parë ai u rikthye edhe në rrjetet sociale, konkretisht në Instagram dhe TiktTok dhe ka njoftuar fansat se po vjen kënga e re.

    Gëzuar ringjalljen shpëtimtarit tim, Jezu Krishtit. Asnjëherë mos u dorëzu edhe nëse keni gjithë planetin kundër. Mos dëgjoni cfarë thotë bota, dëgjoni atë që thotë zëri brenda, dmth shpirti juaj. E çfarë thotë zëri i Zotit”, tha ai duke iu dhënë fund thashethemeve për të gjithë ata që e donin të vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark