×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë paralajmëron grevë

    Insajderi
    30 January 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Greva e protesta ka paralajmëruar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

    Shkak sipas tyre është diskriminimi i infermierëve nga ShSKUK-ja. Sipas Sindikatës, për dallim nga mjekët të cilët janë paguar për ditën e lirë me datën tre janar që është konsideruar ditë feste, për infermierët nuk është bërë e njëjta gjë.

    Protesta sipas Sindikatës do të ndodhë pas shtatë ditëve nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

    “SHSKUK edhe këtë herë diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë të dt. 03.01.2023 si ditë feste, ndërsa për infermierët ndodhë e kundërta, pagesë e rëndomtë si një ditë pune. Ne në asnjë rrethanë nuk jemi që mjekët mos të paguhen, por pse jo edhe infermierët, pse ky diskriminim nga SHSKUK?”, thuhet në njoftim.

    “Kërkojmë nga SHSKUK që në afat prej 7 ditësh të na garantohen pagesat si festë të datës 03.01.2023. Nëse kjo nuk garantohet, ne jemi të gatshëm që menjëherë pas kalimit të këtij afati të fillojmë me protesta dhe të vazhdojmë me greva”, vijon njoftimi.

    Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së, thotë se kjo nuk është hera e parë që kategoria e infermierëve nuk trajtohet njëjtë sikurse kategoritë e tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark