×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:19

    Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, ka publikuar online draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Drafti përmban 7 kapituj dhe 18 nene.

    Derisa, theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

    Sipas draftit, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit/Bashkësisë, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark