×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Sistemi ETIAS, Von der Leyen jep detaje 

    Insajderi
    27 October 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për raportimet se Franca ka vendosur një kusht shtesë për liberalizimin.

    Von der Leyen ka thënë se sistemi ETIAS do të vlejë për të gjithë dhe nuk është kriter shtesë për Kosovës.

    ““ETIAS është proces i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti, që të gjithë që futen në BE, të aplikojnë përmes këtij sistemi i cili do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave”, tha Ursula von der Leyen. Kjo do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së sepse e rrit  besimin në mes vendeve”, ka thënë ajo.

    Ajo gjithashtu ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur edhe Këshillin Evropian për të adresuar këtë çështje sa më shpejt dhe në mënyrë konstrutkive.

    Ajo ka folur edhe për çështjen e konvertimit të targave.

    Von der Leyen është shprehur se rregullat janë të qarta e që duhet të respektohen në çdo shtet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark