×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Situata në Veri- Policia jep detaje se çka ka ndodhur deri tash

    Insajderi
    11 December 2022 - 15:21

    Policia e Kosovës ka dalur me njoftim për situatën aktuale në veri të vendit. Ky institucion ka vlerësuar se bllokimi i rrugëve nga grupe kriminale në veri të vendit, sulmet me armë zjarri e bomba çorientuese (shok bomba) ndaj Policisë së Kosovës, sulmi me shok bomba ndaj gazetarëve e ndaj patrullës vëzhguese të EULEX-it, ka tensionuar situatën në veri të vendit dhe ka pamundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave në dy Pikë Kalimet Kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

    Por, policia thotë se nga këto sulme nuk është evidentuar ndonjë lëndim ndaj qytetarëve apo personave zyrtar.

    Rrugët në drejtim të dy pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.

    Gjithashtu, Policia e Kosovës informon se janë të pavërteta pretendimet e disa mediave serbe, përfshirë edhe deklaratën e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kinse njësitet speciale të PK-së te Ujmani kanë ndaluar dhe maltretuar një qytetar/punonjës serb.

    Tutje, në njoftim thuhet se mbrëmë në Bërnajk është detyruar të iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale me armë zjarri

    “Pikërisht në këtë lokacion mbrëmë grupet kriminale në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore që kanë qenë në detyrë zyrtare, e të cilat në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale”, thuhet në komunikatë.

    Në fund, policia iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark