×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sizmologu ka paralajmërim pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë

    Insajderi
    27 November 2020 - 13:59

    Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend. Tërmeti pati epiqendër zonën e Malatyas në Turqi, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo në infrastrukturë përveç panikut tek qytetarët.

    Referuar zonës ku ra tërmeti, sizmiologu i njohur turk Prof.Dr. Naci Gorur u shpreh se duhet bërë kujdes i madh në zonën përreth pasi mund të ketë lëkundje edhe më të forta.

    Sipas tij, bëhet fjalë për një pllakë tektonike, e cila përmes tërmeteve të ngjashme po e shtyn enërgjinë e akumuluar gjithnjë e më në veri duke rrezikuar kështu që në vijim të ketë një lëkundje shumë më të fuqishme.

    “Bëhet fjalë për pllakën e Anadollit Lindor dhe siç e dini në këtë zonë kanë ndodhur tërmete shumë të fuqishëm në të shkuarën. Madje një vit më parë ndodhi tërmeti në Elazig, i cili i përket kësaj pllake. Për fat nuk ishte një lëkundje shkatërruese, por kjo nuk do të thotë që në vijim nuk mund të ndodhë një e ngjashme, pasi kjo zonë njihet për tërmete të fuqishëm“, u shpreh ai./tch.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark