×
  • Showbiz
  • Show

    “S’jam ardhë unë mem rreh”, dhunë ndaj një vajze në “It’s my home”, publikohet video

    Insajderi
    14 September 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e tre ditë ka filluar një reality show i quajtur “It’s my home”, në Televizionin “First Channel”. Ndërkohë që është publikuar video ku po ushtrohet dhunë brenda këtij emisioni.

    Më saktësisht siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.

    Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

    Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.

    E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

    Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

    @liridonb #fy #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – L

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark