×
  • Lajme
  • Insajderi

    “S’ka anëtarësim në EUROPOL e INTERPOL pa avancim në dialogun me Serbinë”

    Insajderi
    03 October 2022 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarësimi i Kosovës në EUROPL e INTERPOL nuk pritet të ndodhë edhe për një kohë, pasi më shumë po trajtohet si çështje politike sesa si çështje e sigurisë. Kështu të paktën mendon ish- drejtori i policisë Rashit Qalaj.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se pa avancim të dialogut në Bruksel, nuk do të ketë shans që Kosova të anëtarësohet në EUROPL e INTERPOL, pasi, sipas tij, kjo është çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë.

    “Çështja e anëtarësimit në INTERPOL dhe EUROPOL është më shumë çështje politike. Ju po e shihni që ka disa vjet që nuk është dukë u diskutuar për këtë punë. Pa një avancim të dialogut në Bruksel nuk mendoj që do të kemi ndonjë shans që Kosova të anëtarësohet më shpejt në INTEPOL dhe EUROPOL, e cila është çështje politike e që do të duhej të ishte çështje e sigurisë”, ka thënë Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online.

    Ndërsa sa i përket çështjes së aksioneve të policisë, Qalaj tha se është mirë që arrestimet të kryhet pa bërë zhurmë, në mënyrë që organet përgjegjëse të merren me rastin.

    Ish-drejtori Qalaj theksoi se ndikimi politik nga Ministria e Punëve të Brendshme në polici është 100 për qind, raporton EO.

    “Është mirë që arrestimet të kryhen pa bujë, mirëpo të kenë fakte, të kenë dëshmi dhe normalisht që këto raste pastaj të shkojnë në organet përgjegjëse dhe të marrin dënimin ashtu siç parashihet me kodin penal. Unë mendoj që ka nevojë që institucionet e sigurisë të jenë më efikase në mënyrë që të kemi sa më pak korrupsion dhe krim të organizuar në vend. Nëse flasim për çështjet e ndikimeve politike ndaj arrestimeve nuk besoj ose nuk do të duhet të kishte. Mirëpo ndikimi politik, sidomos i ministrisë, në polici është 100 për qind”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark