×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumi në Shkodër me ngjyrat e flamurit serb

    Insajderi
    18 February 2016 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër është në fazën finale të punimeve të saj, por jo të gjithë në Shkodër janë të kënaqur më punën që është bërë deri më tash.

    Skuadra e Vllaznisë ka ngjyrat e saj tradicionale kuq e blu, dhe  kjo ka shkaktuar problem për pamjen e tij. Ishte paraparë që me këto ngjyra të lyheshin edhe stolat e stadiumit, por nuk doli plotësisht ashtu siç pritej pasi aty është shtuar edhe ngjyra e bardhë.

    Ndonëse në stadiumin “Elbasan Arena” është dizajnuar shqiponja në stolat e saj, në Shkodër duket se ato më shumë i ngjajnë flamurit serb.

    Përdorimi i stolave me ngjyrën blu dhe të kuqe, është në sintoni me ngjyrat e skuadrës vendëse të Vllaznisë. Megjithatë, përdorimi i së bardhës e komplikon disi simbolikën.

    As komentet e tifozëve nuk kanë munguar rreth këtij vendimi të FSHF-së për stolat.

    Në rrjetet sociale, në faqe të ndryshme me shumë ndjekës që e kanë shpërndarë këtë foto, ka pasur komente të shumta dhe e kanë kundërshtuar vendosjen e stolave në një formë të tillë.

    Tifozë të shumtë e kanë kundërshtuar përzgjedhjen e këtyre tri ngjyrave, që janë ato të flamurit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark