×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandali i Abrashit – Mobilizohet edhe Limak për ta “pastruar” ministrin

    Insajderi
    28 November 2020 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është mobilizuar edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për ta ‘pastruar’ Ministrin e Infrastrukturës, Arben Abrashi, nga skandali i tij, pasi që i infektuar me COVID-19 ka dal dhe ka bërë vizita zyrtare dhe fushatë zgjedhore.

    Zëdhënësja për media e aeroportit ka dal me një sqarim ku ka thënë se vizita zyrtare e Abrashit ka ndodhur me 5 nëntor, raporton Gazeta Insajderi.

    “Njoftim, Ju njoftojmë se vizita zyrtare e Ministrit Arban Abrashi ne ANP ‘Adem Jashari’, është bere me date 05 Nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Me një sqarim të tillë për t’i dal në mbrojtje ministrit Abrashi, ishte dhënë edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Përmes një postimi të tyre ata kishin shkruar se vizita e ministrit ka ndodhur më 5 nëntor.

    “Vizita ishte planifikuar shumë më herët dhe është realizuar më datën 5 nëntor 2020. Sidoqoftë, në bashkëpunim më Zyrën për Informim të Ministrisë se Infrastrukturës lajmi për vizitën nuk është publikuar atë ditë duke pas parasysh ngjarjet që ndodhën po atë ditë lidhur me gjykatën speciale dhe pritjen e fluturimeve speciale”, thuhej në njoftimin e AAC-së.

    Kjo kjo është duke ndodhur për shkak se gjatë ditë së djeshme Gazeta Insajderi ka raportuar se ministri Abrashi i infektuar me Covid-19 ka dal në fushatë zgjedhore në Podujevë.

    Abrashi kishte thyer masën e izolimit prej 14 ditësh dhe kishte zhvilluar vizita i infektuar në Aeroportin e Prishtinës dhe dje në Komunën e Podujevës së bashku me Ministrin e Puënve të Brendshme, Agim Veliu.

    Abrashi, më 18 nëntor nëpërmjet rrjetit social Facebook, kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai ka qenë duke bërë fushatë me Ministrinë e Punëve të Brendshme me Agim Veliun dhe kandidatin për kryetar komuna, Nexhmi Rudarin në Podujevë.

    “Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19”, kishte shkruar Abrashi nëntë ditë më parë.

    Abrashi gjatë ditës së djeshme kishte shkuar në Podujevë, kështu duke thyer masën e izolimit, duke dalë nga shtëpia pa i bërë 14 ditë.

    “Bashkë me kryetarin, Nexhmi Rudari dhe ministrin Agim Veliu, vizituam punimet në asfaltimin e rrugës Prishtinë – Podujevë. Pjesa e mbetura nga Lluzhani deri në kyçje të autostradës në Besi, do të tenderohet ashtu që punimet të fillojnë në pranverë”, kishte shkruar Abrashi në Facebook, ku kishte shpërndarë edhe disa fotografi nga atje.

    Për këtë veprim, Abrashi mund të dënohet me gjobë nga 250 deri në 1 mijë euro, pasi që, kjo thuhet qartë në neni 35 të  ligjit antiCOVID.

    “Personi fizik dënohet me gjobë prej 250€ deri 1.000€, për kundërvajtje: a) nëse refuzon të hospitalizohet dhe izolohet në institucionin shëndetësor, përkatësisht në objektin e caktuar për këtë qëllim kur është sëmurë ose kur dyshohet se është sëmurë nga sëmundja e caktuar ngjitëse sipas nenit 17, të këtij ligji”, thuhet në ligjin antiCovid. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark