×
  • Hulumtime
  • Aktuale

    Skandali i Kompanisë Ex Fis – Mashtroi qytetarët me çmime edhe pse në stoqe kishte afër 4 milionë litra derivate

    Insajderi
    23 March 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ruante rreth 4 milionë litra derivate në stok, të cilat i kishte importuar në Kosovë gjatë muajit shkurt me çmim normal, por kompania e derivateve EX Fis në ditët e para të muajit mars ua shiti qytetarëve me çmim mashtrues. E shfrytëzoi krizën në botë gjatë fillimit të luftës në Ukrainë për të përfituar në kurriz të qytarëve. Kompania Ex Fis, pronë e afaristit Isa Muharremi, kishte ndryshuar çmimet brenda e derivate orës. Gazeta Insajderi, ka siguruar raportet e korrespodencat mes ATK-së e kësaj kompanie private

    Korporata e derivate EX Fis, është njëra nga kompanitë kosovare që e zgjeroi fitimin në kurriz të qytetarëve, pikërisht në kohën kur nisi lufta në Ukrainë. Kjo kompani është edhe financuese e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kompania EX Fis, pronë e afaristit Isa Muharremi në fillim të muajit mars rriti çmimet e derivateve, ndonëse kishte ende rezerva të tyre, që i kishte blerën në muajin shkurt. Ky stok është krijuar derisa çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri 1, 06 cent.

    Fillimisht vetë kompania EX Fis, doli me një njoftim, përmes së cilit thoshte se ka vendosur që naftën ta shes në treg pa fitim, vetëm sa për ta mbuluar koston e blerjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    Njoftimi i saj i datës 8 Mars, ishte respektuar nga ajo vetë vetëm për një ditë. Vetëm pas një dite ‘EX Fis’ i kishte shtrenjtuar çmimet brenda ditës.

    Për derisa me 9 mars EX Fis, në ora 9:40 të mëngjesit një litër naftë e shiste me çmimin 1 euro e 66 centë, një orë pas një 10:28 e njëjta e rritë çmimin në 1 euro e 73 centë për litër.  

    Para njoftimit të vetë kompanisë se do ta shiste naftën pa fitim në treg dhe para se të “lunate”, e çmimet brenda ditës, kryeministri Albin Kurti mori vendim për sanksione kufizuese për rritjen e çmimit te naftës.

    Sipas vendimit, kompanitë e naftës nuk mund të fitojnë më shumë se sa 6 përqind, praktikisht kjo masë nuk e ndalon rritjen e çmimit, por i kufizonte kompanitë që të fitojnë më shumë se sa gjashtë përqind në shitje të derivateve.

    Disa ditë pas vendimit të Qeverisë, Administrata Tatimore ka kërkuar nga kompanitë e derivateve të dorëzojnë dokumentacionin e stokut momental.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumentacione përmes së cilave dëshmohet se sa rezërva kishin kompanitë.

    Bazuar në këto dokumente del se kompania EX Fis ka raportuar në ATK se ka mbi 3 milionë e 800  litra në stok. Në muajt shkurt gjersa është krijuar ky stok, çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri 1, 06 cent, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mirëpo nga data 1 mars deri me 10 mars, siç dëshmojnë edhe faturat e qytatarëve që kanë blerë derivate në këtë kompani, ajo ka shitur një litër naftë me çmim fryerë. Çmim ky që ka arritur deri ne 1 euro e 80 cent.

    Gazeta lidhur me këtë çështje ka dërguar pyetje tek kompania EX Fis, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.

    Institucionet nuk përgjigjen për mashtrimet me çmime të kompanisë EX Fis

    Administrata Tatimore e Kosovës, është njoftuar zyrtarisht nga kompanitë e derivateve për rezervat që kishin siguruar gjatë muajit shkurt, atëherë

    Gazeta Insajderi, ka kërkuar të dijë nga Administrata Tatimore e Kosovës nëse këto të dhëna i ka dërguar në Prokurori, por ky insitucion nuk ka treguar nëse për të njëjtat e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit.

    Gazeta ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria dhe Ministria e Tregëtisë kanë nisur hetime rreth kësaj çështje.   

    Por, asnjëra nga Insitucionet shtetore nuk është përgjigjur në pyetje edhe pse gazeta ka pritur më shumë se një javë për përgjigje. Nuk kanë treguar nëse kanë qenë në dijeni të sasisë së rezervave që kanë pasur kompanitë e derivateve.

    Ato nuk kanë treguar as nëse kanë nisur hetime ndaj kompanive që rritën çmimet në kurriz të varfërimit të qytetarëve duke u shkaktuar panikë te ta pikërisht në kohën e shpërthimit të luftës në Ukrainë.

    Fryrja e çmimeve nga Ex-Fix: Pushteti amniston donatorin e partisë, gazetarët kritikojnë Qeverinë

    Lidhur me mashtrimet e kompanisë së derivateve EX Fis, me çmimet e karburnateve ditëve të fundit në Kosovës e kanë reaguar gazetarët kosovarë. 

    Sipas drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri me 3 mars kur qeveria mori vendimin për marzhën e finitimit të kompanive të derivateve, Administrata Tatimore e Kosovës, kishte kërkuar nga kompanitë të deklarojnë rezervat që kanë në stoqet.

    Kjo kompani sipas Ollurit, ka deklaruar se ka mbi 3 milionë litra në stok për shitje me pakicë. Për të njëjta ajo ka nisur shitjen me çmime të fryra që kanë arritur deri në 1.80 euro.

    “Njëra prej kompanive që është financuese e VV-së, kompania EX FIS thotë se i kam në stok 3 milionë litra e njëjta kompani prej datës 4-10 shtatë herë e rritë çmimin e naftës, nga 1.07 deri ne 1.80. dmth qato litra që i ka në stok e rritë shtatë herë çmimin për me i mashtru qytetarët. Kurti nën 1, për arsyje që e ka financues të partisë, nën 2 për shkak që nuk ka inspektora me kotrollu”.

    “Na kemi pas raste të naftës kur në reklame është zbritë çmimi i naftës para dy tri dite kur ka shku qytetari me mushë kerrin a këtu në sistem ta qet ende me çmim të vjetër, punëtori thotë që kemi problem me sistem edhe nuk mujme  me ta ndërru çmimin. Kjo bëhet për shkak se nuk ke inspektor në terren”, tha Olluri në debatin në T7.

    Lidhur me rritjen e çmimeve nga kjo kompani e derivateve ka reaguar edhe gazetari, Valon Syla. Ai tha se donatori i VV-së ka mashtruar me çmimet por nuk janë marrë masa ndaj saj.

    “Pushteti i Kurtit e lejon Ex Fisin me manipulu me çmime se e ka donator të partisë. Donator të fushates. Nuk është punë bursë këtu. Po punë mashtrimi”, tha Syla në debatin televiziv në T7.

    Kurse gazetari i Ekonomisë, Zekirija Shabani, përmes një postimi në Facebook, pasi kishte njoftuar për mashtrimet e kësaj kompanie dhe publikimit të faturave.

    Shabani po ashtu kishte kërkuar reagimin e mënjëhershëm të shtetit.

    “Edhe një aksion në ë Exfis e do kompani tjera të naftes i kish rahatu mashtruesit me çmime”, thoshte Shabani.

    Gazeta ka raportuar për mashtrimet me çmime në kohën e krizës edhe të kompanive tjera:

    Mashtrimi i Hib Petrol- Posedonte mbi 3 milionë litra naftë rezervë, rriste çmimin në kurriz të popullatës

    Korporata Hib Petrol, pronë e Ibrahim e Kujtim Bucaliut, kishte raportuar në ATK se ky biznes posedonte mbi 3 milionë litra derivate të naftës në stoqet e saj. 

    Pikërisht në ditën kur rapotoi gazeta, shteti ndërhyri në këtë kompani. HIB Petroli tash përballej me shtetin edhe për një mashtrim tjetër.

    Hetimet disa mujore të intelegjencës së Doganave të Kosovës kishin rezultuar se korporata Hib Petrol, është duke kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin. 

    Dyshohej se kompania kishte falsidikuar dokumente për t`i ikur taksave.

    Përkundër sasisë enorme rezervë, korporata HIB Petrol vendosi që të rrisë çmimin disa herë brenda dhjetë ditëve-nga data 4 mars deri më 14 mars të vitit 2022.

    Gjersa gjatë muajit shkurt çmimi i një litre naftë në këtë kompani ishte nga 1 deri në 1 euro e 6 cent, në kohën e fryrjës së çmimeve situata kishte eskaluar.

    Deri më datën 14 mars çmimi ishte rritur mbi 5 herë, përderisa në bursë kishte pasur më pak lëvizje. Prej 1 euro e 6 cent në fund të shkurtit, çmimi i një litre naftë në këtë kompani kishte shkuar mbi 1 euro e 80 cent.

    This image has an empty alt attribute; its file name is SHELL-Al-Petrol.jpg

    Kompania Shell ruante mbi 3 milionë litra derivate rezervë, por e shiste për qytetarët me çmim mashtrues

    Kompania Shell / Al Petrol ka raportuar në Administratën Tatimore të Kosovës se ka mbi 3 milionë e 400 litra në stok. Ky stok është krijuar gjatë muajt shkurt derisa çmimi i importit të derivateve të naftës ka qenë 1 euro deri 1, 06 cent.

    Mirëpo nga data 1 mars deri me 10 mars, siç dëshmojnë të dhënat publike, kompania Shell ka shitur një litër naftë me çmim deri ne 1 euro e 80 cent.

    Kompania Al Petrol që është përfaqësuese e brendit Shell udhëhiqet nga biznesmeni Arbër Kryeziu. Ky biznesmen i njohur për shkelje të ndryshme ligjore. Ai ka qenë i përfshirë në rastin e famshëm të inspektorëve të Prishtinës.

    Inspektorët e ndërtimit të kësaj komune janë dënuar me burgim për favoret të kundërligjshme që ia kishin bërë një grupi biznesmenësh kosovarë, përfshirë Arbër Kryeziun e Al Petrol.

    Po ashtu, Kryeziu në hulumtimet e mediave kosovare është përshkruar si person që ka keqpërdorur brendin e Shell. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark