×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali me artikullin në revistën franceze – Çeku: Do të ngrisim padi nëse nuk largohet artikulli

    Insajderi
    14 October 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artikulli i revistës franceze për Kosovën, në të cilën vendit i referohet si “tokë bizantine ku lindën manastiret ortodokse serbe” e që është cituar Agjencia KIESA në kuadër të Ministrisë së Tregtisë ka qenë temë diskutimi edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar para deputetëve të kuvendit se ka kërkuar nga revista të tërheq artikullin dhe bëri të ditur se kanë angazhuar avokatë për të ngritur një padi ndaj revistës.

    “Në komunikim me ministren Hajdari dhe me lejen e saj, po e jap sqarimin. Kërkesa zyrtare për tërheqjen e artikullit nga kjo revistë është dërguar, ky presion është i vazhdueshëm deri të tërhiqet artikulli. Veprimi i dytë është se janë angazhuar avokatë për ngritjen e padisë ndaj revistës për shkeljen e kushteve të marrëveshjes. Marrëveshja siç e dini me revistën, është lidhur në vitin 2016”.

    “Artikulli në fjalë asnjëherë nuk është autorizuar nga KIESA dhe MINT, ekzistojnë shkresat dhe dëshmi nga ministrja në adresën e revistën ku në mënyrë ekspliciti nuk miratohet përmbajtja e draftit të këtij artikulli dhe jepen rekomandime për korrigjime në tekst” , tha ai.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar që të bëhet e ditur kur do të ngritët padia në të kundërtën paralajmëroi se do të iniciojnë procedurat për shkarkimin e ministres Rozeta Hajdarit.

    “Na duhet të na thoni nëse do të ngritët padi në të kundërtën Ne do të iniciojmë mocion për shkarkim të ministres Hajdari pasi janë paratë e taksapaguesve tanë, është e pafalshme të thuhet që ky nuk është dokument i qeverisë pasi ky dokument përmban siglën e qeverisë së Kosovës”. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark