×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ushqimi në Mensën e Studentëve, ankohen studentët

    Insajderi
    20 March 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mensa e Studenteve është hapësira ku studentet banues në Qendrën e Konvikteve ushqehen dy herë në ditë përmes një pagese mujore që e realizojnë.

    Kohët e fundit ka pasur shumë ankesa për mënyrën e përgatitjes se ushqimit dhe kujdesit nga stafi.

    Sot është publikuar një fotografi, nga organizata Studim, kritikë, veprim, ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

    Ndërkohë që, me 12 janar të këtij viti ishte drejtuar edhe një ankese tjetër e studenteve ku thuhej se ishin servuar virshlle me afat të skaduar, por që nga Mensa e Studentëve e kishin mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se janë kontrolluar stoqet e artikujve ushqimorë dhe sipas tyre ishte vërtetuar se nuk asnjë produkt në depon e mensës me afat të skaduar.

    “Të nderuar studentë, Pas disa shqetësimeve të ngritura sot nga ana e disa studentëve në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve, në lidhje me servimin e një artkullit (Virshle) me afat të skaduar, ju njoftojmë se ne si staf kemi kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimor dhe është vërtetuar se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar. Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nenshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohemi nga Inspekoriati Sanitar i AVUK-ut. Faliminderit për mirëkuptimin e juaj!”, thuhej në njoftimin e Mensës Studentore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark