×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandaloze: Osmani e shkarkoi Dakën pse lejoi votimin e qytetarëve me dokumente me afat të skaduar, por vet Daka ishte kundër këtij vendimi që u propozua nga anëtari i VV-së

    Insajderi
    14 June 2021 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosoëvs, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shkarkimin e Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

    Në arsyetim të vendimit të saj, Presidentja Osmani ka thënë se Daka ka lejuar votimin e qytetarëve me dokumente me afat të skaduar.

    Por, Presidentja Osmani duket se nuk i ka pasur të gjitha informatat.

    Gazeta Insajderi ka siguruar votimin që është zhvilluar përmes e-mailit ditën e zgjedhjeve, me 14 shkurt 2021, pak pas mesditës.

    Sipas votimit përmes e-mailit, vetëm Kryetarja e KQZ-së ka qenë kundër që të lejohet votimi me dokumente me afat të skaduar. Ajo e ka kundërshtuar propozimin që ka ardhur nga përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

    No description available.
    No description available.
    No description available.

    “Meqenëse ky propozim është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, respektivisht të nenit 90, unë nuk e mbështes këtë propozim”, kishe shkruar Daka.

    Propozimi i anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshit, ishte që t’u mundësohet votimi i qytetarëve me dokumente të skaduar sepse ankesat janë të konsiderueshme.

    Në fund, ka qenë anëtari tjetër i VV-së në KQZ që ka bërë bilancin e votimit, duke renditur 8 anëtarët që ishin për lejimin për të votuar edhe qytetarët me dokumente të skaduara.

    Megjithë këto, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që të lejojë të votojnë qytetarët, të cilët kanë letërnjoftim të Kosovës me afat të skaduar.

    “Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim për lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në listat përfundimtare të votuesve”, pati thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark