×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Skandaloze: Pas intervistës në Insporti, FFK-ja e Agim Ademit dënon Remzi Ejupin

    Insajderi
    13 January 2021 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, është denuar me një vjet mos kryerje të detyrës së në klubin bardh e kaltër nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Kjo erdhi për shkak të disa akuzave në drejtim të FFK-së që Ejupi i bëri në një intervist dhënë për Insport. Kështu Komisionin Disiplinor të hapë fillimisht procedurë disiplinore, e pastaj ta dënojë atë.

    “REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit”, thuhet ne vendimin e FKK-së.

    Ejupi në intervistën për Insport kishte kritikuar punën e drejtuesve së Federatës së Futbollit të Kosovës në 20 vjetët e fundit.

    Ai madje kishte shprehur dyshimet e tij për punën e tyre, duke deklaruar se një grup i caktuar kane ngulfatur dhe uzurpuar Federatën e Futbollit të Kosovës

    Kjo është hera e parë që Ejupi dënohet nga FFK prej gjithe viteve prejse është inkuadruar në futbollin kosovar si investitor, respektivisht si aksionar i klubit më të madh kosovar. Emri i tij prej vitesh është përmendur si një kandidat i mundshëm edhe për kryetar të FFK-së./Insajderi.org

    Në njoftimin i plote i FFK-së:

    V E N D I M

    REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .

    A r s y e t i m

    Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të rastit për bazë pati të gjitha shkrimet e publikuara  si dhe incizimet televizive të transmetuara në; Insport.com (gazetë online) nga ana e kryetarit  të FC Prishtina, z. Remzi Ejupi i cili shpif dhe përhap të pavërteta për Federatën e Futbollit të Kosovës në pretendimet e tij të cituara përmes fjalëve; “skandali“ “keqpërdorimet”, “privatizimi“ , “grup njerëzish”, “infektimi i përzgjedhësit Bernard Challandes”, “humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë” dhe “dyshimet në bastore” e të tjera, për të cilat z. Remzi Ejupi ishte i obliguar që në kohën e përcaktuar nga ana e Komisionit të sjellë fakte dhe të sigurojë prova për të gjitha këto të thëna, por  një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj komisioni disiplinor i shkallës së parë duke respektuar Dispozitat e Rregullores disiplinore;  neni 61 Paragrafi 1 pika b; sjellë vendimin e lartshënuar për dënimin e z. Remzi Ejupi kryetar i FC Prishtina  me ndalesë për kryerjen e të gjitha  funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

    KËSHILLA  JURIDIKE

    Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit, respektivisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

    Prishtinë, datë 13.01.2021

    Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku

    https://insporti.com/nga-pushimi-ne-zyre-ffk-ja-aktivizon-mekanizmat-per-ta-shtypur-ejupin/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark