×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Skandaloze: Publikohen pamjet ku disa të rinj shtyjnë dhe godasin një të moshuar

    Insajderi
    14 November 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në “Facebook” janë publikuar pamje të rënda ku shihet në Tiranë një person, i cili dyshohet se është shoferi i autobusit që shihet në video, duke goditur një person të moshuar me shuplakë.

    Sipas “JOQ Albania”, videoja është filmuar katër ditë më parë.

    “Kjo video ka mbërritur sot në redaksinë e ‘JOQ ALBANIA’ dhe është filmuar nga gazetarët e medias online ‘miksnews’, 4 ditë më parë. Ata shpjegojnë për ‘JOQ’ se në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7-vjeçar (djali që qan). Në debat e sipër i moshuari tenton ta godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu”, është thënë ndër të tjerash në postim.

    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje nëse janë duke hetuar rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark