×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ushtria e Kosovës shpërndan maska me afat të skaduar (DOKUMENT)

    Insajderi
    20 September 2021 - 18:03

    Forca e Sigurisë së Kosovës me qëllim vetëdijesimi dhe mbrojtje nga Covid 19, ka shpërndarë maska me afat të skaduar në të gjitha komunat e Kosovës.

    Javë më parë, pjesëtarë të FSK-së kanë shpërnda materiale mbrojtëse (maska) për qytetarët, kalimtarë të rastit, nëpër qendra e sheshe të komunave të Kosovës.

    Gazeta Insajderi zbulon se këto maska që janë shpërnda në popull e kanë pasur afatin e skaduar nga 13 qershori 2021, e të njëjtat kanë filluar të shpërndahen me 23 korrik 2021.

    Ky burim i tha Insajderit që pakot origjinale ku ishin të vendosura maskat janë hequr nga përdorimi dhe maskat janë bartur në pako tjera që nuk u shkruhet data e skadimit.

    Këtë informatë e kanë konfirmuar edhe Zyra për media brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

    Sipas përgjigjes së tyre, përdorimi i maskave me afat të skaduar nuk përbën rrezik për njerëz dhe maskat nuk ishin të dëmtuara.

    “Përdorimi i maskave me afat të skaduar nuk përbën asnjë rrezik për njerëzit pasi që nuk nevojitet të jenë sterile. Përderisa maskat nuk janë të dëmtuara (nuk lëshojnë frymëmarrjen jashtë) ato janë të sigurta për përdorim” thuhet në përgjigjen nga zyra për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Insajderi ka dërguar pyetje lidhur me këto maska edhe tek Inspektoriati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, por në përgjigjen e tyre thuhet se nuk kanë informata lidhur me rastin.

    “Sa i përket pyetjës suaj nuk kam ndonjë informatë ose ankese nga qytetaret për këtë qeshtje. Ju inkurajoj të na ofroni fakte dhe deshmi që të kemi mundësi ta trajtojmë shqetësimin e ngritur”, tha për Insadjerin, Remzie Thaçi nga IF.

    Agjencia Federale e Barnave në një shkrim që ka bërë lidhur me maskat që iu skadon afati, thuhet se përdorimi i tyre pas afatit nuk paraqet ndonjë rrezik madhor.

    “Maskat e fytyrës dhe maskat kirurgjikale janë krijuar për të shërbyer si barriera mbrojtëse dhe mund të ofrojnë ende një mbrojtje edhe nëse ato përdoren përtej afatit të caktuar të prodhuesit ose datës së skadimit”, këshilloi agjencia.

    Këto maska, sipas FSK-së kanë qenë donacion nga Qeveria Gjermane./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark