×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Skandaloze|Ministria e drejtuar nga ferizajliu shkak që mjekët në këtë qytet ka disa muaj që janë pa paga

    Insajderi
    27 November 2021 - 20:39

    Punëtorët e një projekti të përbashkët në sektorin shëndetësor mes “Caritasit” të Kosovës dhe Komunës së Ferizajit ka më shumë se 6 muaj që nuk marrin pagat, për shkak të  bllokimit të xhirollogarisë së Komunës.

    Edhe pse qe 6 muaj nuk marrin rroga, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati nga lëvizja Vetëvendosje po nga i njëjti vend, si duket nuk brengoset e as nuk reagon mbi këtë çështje.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marr përgjigje rreth kësaj por që nuk kanë kthyer përgjigje.

    Menaxheri i kontratave për këtë kategori punonjësish shëndetësor nga “Caritas”, Xhevdet Haxhidema tha për Insajderin se tashmë dhe mjetet që kanë qenë për shëndetësi janë marrë nga përmbaruesit. llogaria vazhdon të jetë e bllokuar.

    “Ende nuk është bërë pagesa, tashmë dhe mjetet që kanë qenë për shëndetësi janë marrë nga përmbaruesit. llogaria vazhdon të jetë e bllokuar”, tha Haxhidema.

    I pyetur se a kanë marur ndonjë përgjigje nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve se kur mund të lirohet llogaria e komunës, ai u shpreh se “Akoma jo”, shkruan Insajderi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark