Shqiperia do të pres edhe rezultatet e ndeshjeve në tre ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura ne vendin e tretë që kualifikohen.
Ndeshjet e sotme të Grupit B, kanë disa skenare që mund ta favorizojnë Shqipërinë.
Kuqezinjtë do të jenë përpara ekranit duke nisur nga dita e sotme. Anglia me 4 pikë luan me Sllovakinë me 3 pike dhe për Shqipërinë do të duhej një rezultat 3-0 për anglezët.
Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Uellsit me 3 pikë dhe Rusisë me 1 pikë do të duhej një fitore ose barazim i Uellsit ose një fitore e Rusisë me rezultatin 3-0.
Shqipëria fitoi mbrëmë ndaj Rumanisë 1-0, duke arritur fitoren e parë në histori të saj në një Kampionat Evropian, duke i dhënë vetës shpresë deri në përfundimin e kësaj faze të grupeve. /Insajderi.com