×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skenderaj- Mbi 8 mijë euro për dreka e darka për tre muaj

    Insajderi
    05 May 2023 - 13:32

    Komuna e Skenderajt ka shpenzuar mbi 8 mijë euro nga buxheti për shpenzime të drekave dhe darkave. Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi për tre muaj kjo komunë ka harxhuar rreth 8.548 euro.

    Mbi 2 mijë euro në bazë të dokumentit për muajin shkurt, mars dhe prill kanë shkuar në lokalin që është në pronësi të ish-kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Mihane Kodra Bekteshi. 

    Vetëm një drekë e mbajtur me 10 shkurt në lokalin e saj janë harxhuar 1 mijë e 75 euro.

    Mihane Kodra-Bekteshi, ishte kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit 2021. Ajo mbanë pozitën e anëtares së kryesisë së kësaj partie në Skenderaj.

    Shpenzimet e mëdha të Komunës se Skenderajt për udhëtime dhe deriavte

    Për tre muaj kjo komunë që udhëhiqet nga Fadil Nura i PDK-së, ka shpenzuar një shumë të madhe edhe për udhëtime dhe derivate.

    Afro 20 mijë euro janë shpenzuar për derivate. Ndërsa për udhëtime jashtë vendit mbi 4 mijë euro.

    Publikimi i raportit të shpenzimeve ka ngjallur debate në Skenderaj. Nga asamblisti i IDEAL’it, Ilir Ejupi, Komuna është akuzuar se të gjitha këto shpenzime janë bërë për t’i shërbyer militanteve të partisë se tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark