×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’kish bukë me hangër”, Daut Demaku rrëfen vështirësinë e madhe të fëmijërisë së tij

    Insajderi
    24 October 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku në emisionin “Kendiv” në T7 ka shpalosur detaje nga fëmijëria, një periudhë që për të duket të mos ketë qenë fare e lehtë.

    Demaku përmend vështirët për gjërat elementare, siç është mungesa e ushqimit, të cilën e konsideron traumë të madhe të jetës.

    Ndonëse kishin kushtet e mira të jetesës, Demaku fëmijërinë e tij e cilëson si të vështirë.

    “Fëmijëria ka qenë e vështirë, anipse i kemi pasur kushtet më mirë se të tjerët në Drenicë. Kullën e madhe, tokë shume e pasuri boll, mirëpo është një diçka sa ma keq aq më mirë. Kur ke vështirësi të mëdha, atëherë je i përgatitun për jetë, sepse pengesat janë me të vetëdijesuar ty. Te gjitha ligjet e jetës të çojnë në këtë rrugë.

    Ai shton se kishte parë njerëz të vdisnin urie, çka te ai ka bërë që të ketë trauma.

    “Uria e bukës ka qenë pengesa më e vështirë ekzistenciale, sepse ndodhi ajo grumbullimi i tepricave që serbisht i thonin – otkupi dhe jau fshiju njerëzve magjen me gjithçka. Kam pa me sy kur vishin njerëzit t’u dekë te gjyshja i thonin që qe 8 jem me pak kokrra misër. Gjyshja ka qenë bukëdhanëse, e ka ditë tekniken, ju thoke, “nëse ju dha bukë me hangër, sa të ngopesh vdes në vend” – kjo ka qenë trauma e fëmijërisë” – tha Demaku, përcjell Insajderi.

    Tutje, Demaku dha shumë këshilla se si të jemi pozitiv e të lumtur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark