Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me përgatitje para debutimit në Ligën e Kampionëve.
Pas dy ditësh pushim, klubi suharekas ka zbarkuar në Ohër.
Aty, Ballkani do ta zhvillojë fazën e dytë përgatitore.
Skuadra e Ilir Dajës tashmë është akomoduar në hotel dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Kurse, nesër, Ballkani do të përballet me Llapin në një miqësore nga ora 17:30