×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Berishës mund ta lë RB Leipzigun jashtë Ligës së Kampionëve

    Insajderi
    14 May 2017 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka luajtur për gjithë ndeshjen në fitoren e skuadrës së tij Salzburg ndaj Rapid Vjenës me rezultat 1-0. Sulmuesi Valentino Lazaro shënoi golin e vetëm pas 73 minutave, për t’i siguruar titullin kampion në Austri skuadrës së Berishës.

    Tri xhiro para fundit, Salzburgu udhëheq me mbi 15 pikë para vendit të dytë dhe është shpallur kampion për të katërtin vit me radhë. Mund të bëhet edhe kampion i Kupës së Austrisë kur të ndeshet përsëri ndaj Rapid Vjenës në finale më 1 qershor.

    Këtë të shtunë u kuptua që skuadra gjermane RB Leipzig do të arrijë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, edhe pse humbi 4-5 ndaj Bayern Munich.

    RB Salzburg, si dhe RB Leipzig janë të dy skuadra që udhëhiqen nga gjiganti i pijeve Red Bull.

    Salzburg ka pasur miliardat e Red Bullit që nga viti 2005 dhe ka qenë kampion tetë herë që nga atëherë. Leipzig është themeluar nga Red Bull në vitin 2009 dhe ka dalë në elitë pas shtatë vitesh.

    Përkundër dominimit në Austri, Salzburg nuk ka mundur kurrë të arrijë të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, pasi është eleminuar herë në rundin e tretë, e herë në pleof të kualifikimeve për këtë kompeticion.

    Në anën tjetër, RB Leipzig pritet të shkojë drejt në fazën e grupeve nëse klubi merr aprovimin e UEFA-s, që ende nuk dihet. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark