Skuadra e Ligës së Parë, A&N ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin e ri, emrin e të cilit nuk e kanë bërë të ditur, transmeton Insajderi.
Prezantim i tij do të bëhet ditëve në vijim, në ambientet e klubit.
Objektivi i kësaj skuadre është promovimi në Superligë, dhe këtë synojnë ta bëjnë me trajnerin e ri, që siç njofton klubi është një timonier i zgjuar.
Njoftimi i plotë nga FC A&N:
Klubi futbollistik FC A&N ju njofton që pas arritjes së marrëveshjes me kryetrajnerin e ri ditëve në vijim do bëhet prezantimi i tijë në ambientet tona , një timonier i zgjuar i cili do ta drejtoj skuadrën drejt objektivit kryesor që është Superliga , gjithashtu pas pushimit do prezantohen edhe afrimet e reja që të bashkuar do arrijmë të vetmit synim, Superligën.
#forcaAN
#forcaILIRË
#ForcaPRIZRENI
#tëbashkuardrejtsuperligës