Skuadra e njohur angleze pas Etrit Berishës – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e njohur angleze pas Etrit Berishës

    Insajderi
    01 July 2016 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Evertoni mund të jetë skuadra e ardhshme e Etrit Berishës, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Lazio gjatë këtij afati kalimtar, njofton Insajderi.

    Sipas asaj që shkruan Lalaziosiamonoi.it, skuadra e Lazios ka pranuar dy oferta nga Anglia për portierin e kombëtares shqiptare. Njëra vjen nga Evertoni, ndërsa tjetra nga skuadra e Aston Villës – e cila që nga sezoni i ardhshëm do të garojë në ligën e dytë.

    Berisha, i cili kaloi në Lazio në vitin 2013 nga skuadra suedeze Kalmar, ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë edicion që lamë pas në Serinë A, duke mbetur zgjedhja e dytë e trajnerit Pioli pas kapitenit të skuadrës, Frederico Marccheti.

    Berisha raportohet t’i ketë rënë në sy menaxherëve të skuadrës angleze Everton gjatë Kampionatit Evropian.

    Evertoni ka larguar portierin amerikan, Tim Hoëard, dhe tani dëshiron ta zëvendësoj atë me një portier të ri. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark