Sot skuadra e Ferizajt ka filluar përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Ferizaj ka njoftuar se në stërvitje ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, të cilët ishin në formë të mirë fizike.
“Stërvitjet kanë shkuar sipas planit, ku shtabi teknik u ndan mjaftë të kënaqur me përgatitjen fizike të futbollistëve, të cilët e kanë ruajtur formën e tyre edhe përkundër që ishin në pushim disa javorë.
Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë impozante brenda klubit, ku të gjithë futbollistët e shtabi teknik ishin të gatshëm të punojnë shumë që t’i arrijmë synimet tona”, ka shkruar FC Ferizaj.