×
  • Lajme
  • Lajme

    Sllovenia zgjat kufizimet antiCovid

    Insajderi
    14 January 2021 - 18:50

    Shumica dërrmuese e kufizimeve ekzistuese të COVID-19 do të zgjatet me 60 ditë, nga 17 janari, vendosi sot qeveria sllovene pas rishikimit të saj javor të masave.

    Në krahasim me kufizimet ekzistuese, ka shumë pak ndryshime, shumica e tyre kanë të bëjnë me kalimin e kufijve.

    Më e rëndësishmja, që nga 16 janari hyn në fuqi heqja e kërkesës për karantinë për pronarët e tokave në të dy anët e kufirit, të cilët kalojnë kufirin për t’u kujdesur për pronat e tyre.

    Pasagjerët që kalojnë në Slloveni duhet të paraqesin një test negativ COVID-19, nëse nuk bien në një prej përjashtimeve dhe me vlefshmëri të rezultatit të testeve të shpejta të antigjenit deri në 24 orë, raporton ATSh.

    Rezultatet e testeve PCR mund të jenë ende deri në 48 orë të vjetra.

    Lista e kuqe e vendeve nga të cilat udhëtarët duhet të bëjnë karantinë është zgjeruar me shtimin e Irlandës, e cila ka regjistruar një rritje të rasteve të reja në ditët e fundit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark